Olluri: Shpëtuam, presioni publik detyroj pushtetin që të tërhiqet

17 prill 2021 | 14:51

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ka reaguar pas intervistimit që ka pasur në Polici.

“Presioni publik detyroj pushtetin që të tërhiqet për momentin nga aksioni i sotshëm për frikësimin e Insajderit. Ju falemnderit të gjithëve për reagimet”, ka shkruar Olluri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Reagimi i plotë i tij:

Shpetuam!

Presioni publik detyroj pushtetin qe te terhiqet per momentin nga aksioni i sotshem per frikesimin e Insajderit. Sapo dola nga stacioni policor. Ju falemnderit te gjitheve per reagimet.

“Era shtet” i vijke sot paradite. Reagim ne shpejtesi te drites. Me sabah prokurori i ka derguar policet e krimeve te renda ne zyre te Insajderit.

Perndryshe, ka nje muaj e gjysme qe Visar Duriqi i Insajderit eshte rrahur brutalisht. Askush deri me tash nga Prokuroria e Policia nuk me ka thirre me me informu qe jane arrestuar sulmuesit. Nuk eshte prioritet ky rast per shtetin tone.

Por, prioritet qenka thirrja e nje ministri e bere naten e se premtes. Ai kerkoj mbreme ndeshkimin e Insajderit, shteti u mobilizua me sabah per te na frikesuar.
Ju bejme me dije qe Insajderi nuk frikesohet nga asnje pushtet. Jane munduar mjaftueshem edhe pushtetet e kaluara qe te na frikesojne. Nuk ia kane arritur qellimit. Puna vazhdon. Hulumtime tjera pritet te publikohen. Edhe me te ndjeshme. Ne e kryejme punen tone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akil Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale në Kampionatin Evropian të…