Akili kalon në gjysmëfinale

17 prill 2021 | 14:46

Akil Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Xhudisti shqiptar e mundi në çerekfinale Musa Mogushkovin, ky i fundit bëri tri gabime.

Akili rrethin e parë e kaloi pa luftë, derisa me “ippon” e mundi në atë të dytë izraelitin, Ido Levin, duke e përplasur përtokë.

Ai arriti që ta mund me ippon edhe në rrethin e tretë gjermanin, Anthony Zingg.

Në gjysmëfinale, Akili do të përballet me zviceranin, Nils Stump.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokratike, Dardan Sejdiu, ka…