OPEC ul parashikimin e kërkesës botërore për naftë

14 tetor 2018 | 19:29

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), uli parashikimin e kërkesës botërore për naftë vitin e ardhshëm.

Organizata vuri në dukje në një raport se rritja e kërkesës botërore për naftë pritet të ulet deri në 1.36 milionë fuçi në ditë në vitin 2019 nga 1.54 milionë fuçi në ditë që është tani.

OPEC me anë të një komunikate për medie, bëri të ditur se ulja e parashikimit erdhi për shkak të ndagalësimit të rritjes ekonomike dhe rritjes së ofertës së naftës shkaktuar nga shtimi i prodhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e hënë), në orën 17:00, kryetari i Lidhjes Demokratike…