Operacion antidrogë në Shqipëri, arrestohen mbi 200 persona

22 janar 2024 | 11:53

Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e të dielës në Shqipëri, operacion që ka vazhduar deri në orët e para të së hënës.

Janë lëshuar mbi 300 urdhërarreste nga të cilët janë ekzekutuar mbi 200.

Në qytetin e Korçës, në kuadër të këtij operacioni janë 10 të arrestuar ndërsa janë shoqëruar shumë të tjerë.

Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”.

Është mësuar se gjatë natës janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa dhe lokale të qytetit të Korçës por edhe të Maliqit. /Euronews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i basketbollit Proton Cable Prizreni ka mbetur pa trajner.…