Operacioni “Goditja” në Gjilan, konfiskohen 4 armë e arrestohen 13 persona

12 gusht 2023 | 10:59

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, ka vazhduar me aksionin “Goditja”, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, respektivisht ruajtjen e rendit e qetësisë publike.

Sipas njoftimit nga policia, qëllimi kryesor i kësaj fushate është të reduktojë rreziqet dhe tensionet që shkaktohen nga armëmbajtja pa leje dhe të ndihmojë në forcimin e rendit dhe sigurisë publike.

Me këtë rast, brenda tre ditësh, policia ka arrestuar 13 persona dhe ka konfiskuar katër armë.

“Bazuar në të dhënat dhe raportet tonë mbi zbatimin e planit operativ ,,Goditja 2023’’ që nga data 08.08.2023 deri me datën 11.08.2023 janë kontrolluar njëzet e pesë (25) lokale, janë kontrolluar njëmijë e gjashtëqind e katërdhjetë e nëntë (1649) automjete, legjitimuar njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë e pesë (1955) persona, konfiskuar katër (4) armë dhe arrestuar e dërguar në mbajtje trembëdhjetë (13) persona”, thuhet në njoftim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pagat e minatorëve të “Trepçës” për muajin korrik do të…