Operohet Ozili, rikthehet pas tre muajsh

30 shtator 2022 | 11:53

Mesfushori Mesut Ozil ka vendosur t’u japë fund problemeve në shpinë. Fantazisti turko-gjerman e ka ndarë mendjen dhe ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale që do ta mbajë jashtë fushave të blerta për rreth 3 muaj.

Kjo është një mungesë e madhe për ekipin e Basaksehirit dhe trajnerin Emre Belozoglu, me mesfushorin ofensiv që pritet të rikthehet në vitin 2023.

Basaksehiri renditet përkohësisht në vend të tretë në kampionatin turk, ndërkohë që po garon edhe në Ligën e Konferencës, aty ku ka fituar dy sfidat e para në grupin A (Hearts, Fiorentina).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se…