Operohet Pashke Marku, mungon rreth gjashtë muaj

10 maj 2022 | 15:30

Hendbollistja e rëndësishme e Përfaqësues së Kosovës, Pashke Marku, ka operuar krahun pas një lëndimi që e ka munduar për kohë të gjatë.

23-vjeçarja ka këputur ligamentet e krahut, ndërsa i është nënshtruar operimit ditë më parë. Është duke e marrë veten pas operimit.

Marku tashmë e vazhdon shërimin duke bërë seanca fizioterapie dy herë në javë. Në stërvitje pritet të kthehet pas rreth katër muajve, ndërsa jashtë hendbollit pritet të qëndrojë gjashtë deri në shtatë muaj.

“Shpresoj të kthehem me sukses dhe të vazhdojë me formën që e kisha së fundi”, ka thënë Pashke Marku. Ajo ka shkëlqyer këtë edicion te skuadra elitare e Zvicrës, Kreuzlingen. Ka shënuar 105 gola në 20 paraqitje kampionale. “Ka dy vjet që kam pasur probleme me krahun. Por kam menduar që është nga hendbolli, nga gjuajtjet e shumta. Por mjeku më ka thënë se nga goditjet e shumta kam lënduar ligamentet. Dhimbjet së fundi u bën të padurueshme dhe u detyrova t’i nënshtrohem operimit. Operimi ka shkuar me sukses”, ka shtuar Marku. “Shpresoj që edhe te Kosova të kthehem me sukses”, ka perfunduar Marku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e komunës së Podujevës, Marigona Lahu, e shoqëruar edhe…