Opoja inkuadrohet në Ligën e Dytë të Kosovës

22 maj 2023 | 22:56

Klubi i Futbollit, Opoja është inkuadruar në Ligën e Dytë të Kosovës.

Opoja e mposhti Deçanin me anë të penaltive në barazh, për të siguruar ngjitjen në elitën e tretë kryesore të futbollit kosovar.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, dhe njëashtu edhe në kohën shtesë. Në gjuajtjen e penaltive, lojtarët e Opojës ishin më të saktë.

Heroi i Opojës ishte portieri Zekri Alija, i cili priti dy penalti.

Kështu skuadra nga Prizreni, nga sezoni i ardhshëm garat do t’i zhvilloj në Ligën e Dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Empoli ka arritur të marrë një fitore në shtëpi kundër…