Opozita largohet nga mbledhja e Komisionit ku po shqyrtohet propozim-ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet

02 prill 2021 | 21:22

Partitë opzitare PDK, LDK dhe AAK kanë braktisur mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Në këtë mbledhje për diskutohet për ndryshimin e propozuar nga Qeveria e Kosovës të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Më këtë ndryshim parashihet që qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë t’u mundësohet votimi në ambasadat e vendeve përkatëse.

Të parët e lëshuan mbledhjen deputetët e PDK-së, pastaj ai i LDK e më pas edhe deputeti i AAK-së.

Ata patën vërejtje për mënyrën e thirrjes së mbledhjes dhe mënyrën se si po tentohet të bëhen ndryshime në Ligjin për Zgjedhjet.

Mbledhja po mbahet vetëm me anëtarët e VV-së dhe deputetët e pakicave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hykmete Bajrami e LDK-së thotë se diaspora nuk është monedhë…