Opozita lëshon sallën pasi LV-ja ndryshoi rendin e ditës
02 gusht 2021
| 13:11
Partitë opozitare: PDK-ja, LDK-ja, dhe AAK-ja kanë lëshuar sallën e Kuvendit, pasi u ndryshua rendi i ditës nga Lëvizja e Vetëvendosja.
Shefja e Grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka propozuar një mocion për kalimin e pikës për debat parlamentar për 100-ditshin e Qeverisë, duke kërkuar kështu fillimisht hedhjen në votim të Zgjedhjes së kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si dhe zgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Ky mocion ka kaluar me 56 vota pro.