Orari i ndeshjeve të fundjavës në Superligë

20 gusht 2019 | 20:46

Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së dytë në IPKO Superligë.

Kjo javë nis te premten me ndeshjen Drenica-Llapi, e cila zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Ndërkaq dy ndeshje zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën, teksa ballafaqimi ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit është shtyrë për shkak të ruajtjes së fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjet e kombëtares.

Orari i ndeshjeve

IPKO Superliga – java e 2-të
E premte, 23.08 – 17.00
Drenica – Llapi

E shtunë, 24.08 – 17:00
Ferizaj – Gjilani
Ballkani – Feronikeli

E diel, 24.08 ora 17:00
Drita – Flamurtari
Vushtrria – Trepça ’89
Prishtina – Dukagjini, shtyhet – luhet më 25 shtator.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka takuar edhe gra…