Orari i plotë i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

09 shkurt 2024 | 12:25

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mësuar orarin e plotë të gjashtë ndeshjeve që do t’i zhvillojë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” janë në grup me Rumaninë, Qipron dhe njërën mes Lituanisë ose Gjibraltarit.

Kosova do të zhvillojnë si ndeshjen si vendas ndaj Rumanisë, më 6 shtator nga ora 20:45. Dy ndeshjet e ardhshme Kosova do t’i luajë në udhëtim, më 9 shtator ndaj Qipros (20:45) dhe 12 tetor ndaj Lituanisë ose Gjibraltarit (15:00).

Ndeshjet kthyese fillojnë përsëri me një takim në shtëpi, ku më 15 tetor e presim Qipron me fillim nga ora 20:45. Në ndeshjen e pestë Kosova udhëton drejt Rumanisë me 15 nëntor, ndërsa me 18 nëntor e pret Lituaninë ose Gjibraltarin. Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 20:45.

Orari i plotë i Kosovës në Ligën e Kombeve:

E premte, 6 shtator 2024, ora 20:45
Kosovë – Rumani

E hënë, 9 shtator 2024, 20:45
Qipro – Kosovë

E shtunë, 12 tetor 2024, ora 15:00
Lituani/Gjibraltar – Kosovë

E martë, 15 tetor 2024, 20:45
Kosovë – Qipro

E premte, 15 nëntor 2024, ora 20:45
Rumani – Kosovë

E hënë, 18 nëntor 2024, ora 20:45
Kosovë – Lituani/Gjibraltar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika e Biokimisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës…