Orav në takim me ministrin Sveçla: BE-ja rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
17 mars 2026
| 16:38
Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Avio Orav, ka pasur të martën një mundësi të fundit për të diskutuar mbështetjen e BE-së për Kosovën në luftimin e krimit të organizuar, kundërterrorizmin dhe menaxhimin e migracionit.
Për këto çështje, Orav ka folur në takimin lamtumirës që kishte me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Pos tjerash, ambasadori Orav ka folur edhe për përpjekjet për të siguruar një strukturë multietnike të Policisë së Kosovës.
“Unë do të largohem, por puna vazhdon”, ka thënë Orav.



