Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së mbështesin protestën kundër Speciales

20 dhjetor 2022 | 16:21

Ushtruesi i detyrës së OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë me dije se organizatat e dala nga lufta e UÇK-së mbështesin protestën e organizuar kundër Gjykatës Speciale.

Kjo protestë do të mbahet të shtunën orën 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

“Organizata e dala nga lufta e UÇK-së, mbështesin protestën e organizuar kundër Gjykatës Speciale. Me këtë rast, ju bëjmë thirrje veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së që të marrin pjesë në protestën e së shtunës, 24 dhjetor 2022, ora 14:00, sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët për kujdes të…