Osasuna nuk i reziston Realit

09 shkurt 2020 | 18:00

Skuadra e Real Madridit e ka mposhtur me rezultat bindës 1-4 Osasunën, në ndeshjen e xhiros së 23-të në La Ligë.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Garcias, por Reali u kthye në lojë në pjesën e parë dhe realizoi dy gola nëpërmjet Iscos dhe Ramosit. Në pjesën e dytë shënuan edhe zëvendësuesit Lucas e Joviq për fitoren e mysafirëve.

Në tabelë, Reali prin me 52 pikë të tubuara, gjashtë më shumë se Barcelona që e ndjek me një ndeshje më pak të zhvilluar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e hënë) bëhen 13 vjet nga protesta e së…