OSBE-ja interesohet për vazhdimin e akreditimit të programeve në gjuhën turke dhe boshnjake

14 shkurt 2019 | 15:48

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, ushtrues detyre i rektorit të Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ka pritur të enjten në takim Nils Johannes, përfaqësues i OSBE-së në Zyrën Regjionale në Prizren nga Sektori i Komuniteteve.

Temë diskutimi ishte njoftimi me aspekte teknike për procesin e akreditimit të programeve në gjuhën turke dhe boshnjake në UPZ.

Rektori Temaj i ka njoftuar mysafirët me zhvillimet e fundit rreth akreditimit, duke theksuar se janë në proces të koordinimit me përfaqësuesit e Agjencisë për Akreditim, në mënyrë që të vazhdohet me programet në gjuhët e komuniteteve në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.  Ai ka shtuar se për këtë çështje presin mirëkuptim edhe nga Agjencia për Akreditim.

Johannes ka theksuar se edhe ata do të interesohen për këtë çështje duke parë nevojën e komunitetit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama,…