Komuna e Mitrovicës ofron mbështetje për aktivitetet e Asamblesë së Fëmijëve

14 shkurt 2019 | 15:47

Udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e organizatës “Save the Children” nga Suedia, dhe me fëmijët e Asamblesë Komunale.

Qëllimi i këtij takimi ishte që delegacioni i organizatës “Save the Children” nga Suedia të njoftohen rreth funksionalizimit dhe aktiviteteve të fëmijëve në Asamblenë Komunale të Mitrovicës.

Me këtë rast, Rama ka falënderuar mysafirët për vizitën dhe interesimin e përfaqësuesve të “Save the Children” nga Suedia, duke i njoftuar ata rreth krijimit të Asamblesë së fëmijëve dhe aktivitetet që organizohen në të mirë të fëmijëve, në mbrojtje dhe promovimin e të drejtave të tyre.

Drejtuesit e Asamblesë së Fëmijëve të Mitrovicës, i kanë njoftuar mysafirët lidhur me themelimin e Asamblesë së tyre dhe për aktivitetet e ndryshme, sidomos edhe trajnimet të cilat i kanë ndjekur që kur janë themeluar e deri tash.

Në takim është biseduar edhe për kushtet e funksionimit të Asamblesë, mbështetjen që po ju jep komuna por edhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Malishevës është prezantuar të enjten Programi Nacional…