OShP-ja bllokon prodhimin e vulave për zgjedhje, KQZ-ja thotë se s’ka kohë të presë

27 shtator 2019 | 13:21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për përgatitjet rreth zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit nga ana e këtij institucioni.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, ka shpalosur dy probleme të cilat do të vështirësojnë procesin zgjedhor.

Ai ka treguar se Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka bllokuar procesin e tenderit për prodhimin e vulave.

Sipas Halimit, ky problem duhet të zgjidhet sa më parë pasi që nuk ka kohë të pritet shqyrtimin e ankesave nga ofertuesit e tjerë pasi që KQZ-ja ka shkuar me çmimin më të ulët.

“Në furnizimin me vula që është material i rëndësishëm në zgjedhje, ne kemi zhvilluar një procedurë për tenderim dhe ka pasur një ankesë në OShP nga një operator. OShP-ja ka lëshuar një masë të përkohshme për pezullimin e aktivitetit në këto kushte. Ne u kemi shkruar atyre letër dhe kemi kërkuar takim për t’ju shpjeguar për rëndësinë e vulës. Në procesin zgjedhor kanë aplikuar tre operatorë ekonomikë pasi që janë plotësuar të gjitha kriteret sipas dosjes tenderuese. Kemi shkuar me çmimin me të ulet që është 14 mijë euro, me 29 mijë diferencë ne kemi shkuar me 14 mijë, sepse mendojmë se është e drejtë, për arsye se çmimi i lirë është edhe kriter ligjor. Ata kanë nxjerrë masë të përkohshme dhe nuk mundemi të procedojmë tutje, sepse për prodhimin e 3 000 vulave duhet kohë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka takuar përfaqësuesit…