Osimhen: Herët a vonë do të luaj në Premier Ligë

02 mars 2023 | 13:25

Sulmuesi i Napoli, Victor Osimhen, në një intervistë për “Corriere della Sera”, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Ai ka komentuar zërat për një transferim të mundshëm në Premier Ligë, madje që sezonin e ardhshëm.

“Mendoj se të luash në Angli dhe në Premier Ligë është ambicia e çdo futbollisti. Kush e di… ndoshta një ditë. Mendoj se edhe unë një ditë do të luaj aty”, ka thënë Osimhen, pa vendosur afate. Sulmuesi nigerian pranon se është përqendruar vetëm te Napoli: “Në këtë moment, ju siguroj se nuk e shkoj aspak ndërmend idenë e transferimit. Do të më shpërqendronte dhe do të hidhja dëm një sezon të jashtëzakonshëm. Vetëm Napoli. Kaq!”. Prej disa muajsh Osimhen eshtë në “radar” të Manchester United. “Djajtë” po kërkojnë një sulmues goli dhe nigeriani duket zgjedhja e duhur, ndërkohë që kosto e tij është mbi 100 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni Komunave të Kosovës (AKK) ka organizuar takimin e radhës…