Osimheni operohet me sukses, rikthehet pas tre muajsh  

23 nëntor 2021 | 15:31

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen është operuar me sukses të martën, por koha e shërimit do të jetë shumë më e gjatë se sa ishte parashikuar fillimisht.

Sulmuesi është mirë dhe do të qëndrojë nën vëzhgim për disa ditë. Parashikohet që aitë rikthehet në dispozicion të trajnerit Spalletti pas rreth 90 ditësh. Duke llogaritur tre muaj të plotë, rikthimi do të bëhej në një nga këto ndeshje Cagliari-Napoli më 20 shkurt, dueli i kthimit ndaj Interit (13 shkurt) dhe ndeshjeve kundër Lazios (27 shkurt) dhe Milanit (6 mars).

Vetë sulmuesi priste që të luante me kombëtaren e Nigerisë në Kupën e Afrikës, por edhe ky opsion duket se është shuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për medie ka bërë…