Osmani: 25 vjet më parë, 46 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre

26 mars 2024 | 12:18

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën në familjen Berisha në Suharekë e cila ka ndodhur 25 vjet më parë nga forcat serbe.

Osmani thekson se në kërkim të drejtësisë, respektit ndaj viktimave dhe familjeve nuk do të heshtin asnjëherë.

“25 vjet më parë, 46 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë. Edhe më e rëndë është dhimbja nga fati i pazbardhur i një pjese të anëtarëve të familjes Berisha. Nga kjo masakër e tmerrshme, Vjollca me të birin Gramozin dhe Shyhretja, shpëtuan dhe janë dëshmi e brutalitetit të regjimit kriminal serb. Në kërkim të drejtësisë, respektit ndaj viktimave dhe familjeve nuk do të heshtim asnjëherë. Drejtësia për viktima dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë synim i vazhdueshëm!”, ka theksuar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesit e Bostonit u mundën me rezultat 120-118 nga Atlanta,…