Osmani: Angazhimi për mjedisin është kujdes për shëndetin dhe mirëqenien tonë

05 qershor 17:14

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur të premten në takim përfaqësuesit e Javës së Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm (KSDW). Në takim ishin prezent përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Mjedisit, Zyrës së BE-së në Kosovë, GIZ Kosova, INDEP-i dhe BGF-i.

Kryetarja Osmani ka thënë se çështjet mjedisore duhet të jenë në fokus të përhershëm dhe se duhet të kemi vëmendje të veçantë se si i bëjmë ato të prekshme dhe të kuptueshme për të gjithë.

Në këtë kontekst, përveç angazhimit për një qasje miqësore ndaj mjedisit, kryetarja Osmani, gjithashtu ka premtuar rol më aktiv të Kuvendit në adresimin e çështjeve që lidhen me mjedisin, përmirësimin e infrastrukturës ligjore si dhe zbatimin e ligjeve aktuale në fuqi, raporton “Epoka e re”.

Java e Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm paraqet platformën e parë të llojit të vet ne Kosovë dhe në Rajon, që bashkon në një ombrellë, ekzekutivin, komunitetin ndërkombëtar, dhe shoqërinë civile. Duke përcjellë këtë model të bashkëpunimit, kryetarja Osmani ka ritheksuar nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional për mbrojtjen e mjedisit.

“Ndikimi i veprimeve të përbashkëta tejkalon ndikimin e çdo veprimi individual”, është shprehur Osmani.

Ajo ka konfirmuar përkushtimin për riaktivizim të Grupit të Deputetëve të Gjelbër të Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me deputetët, për t`u siguruar se çështjet e diskutuara në takim dhe agjenda e gjelbër të avancohet më tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot…