Osmani njofton Kosnettin për urgjencën e miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare

05 qershor 2020 | 16:52

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për agjendën e Kuvendit të Kosovës dhe çështjet që pritet të trajtohen në seancat e radhës.

Në komunikatën për medie të Kuvendit është thënë se Osmani e ka njoftuar ambasadorin amerikan lidhur me urgjencën e miratimit të një numri të konsiderueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare, me të cilat synohet përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Në këtë kontekst, kryetarja e Kuvendit e informoi ambasadorin amerikan edhe për themelimin e Komisionit parlamentar, i cili do ta trajtojë menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga institucionet përkatëse”, është thënë në komunikatën për medie.

(M.K /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se këtë javë…