Osmani bisedon me presidentin gjerman për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE

15 maj 2024 | 10:22

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të martën ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Osmani dhe Steinmeier, kanë diskutuar rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo theksoi rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi.

“Për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit”, tha Osmani përmes një postimi në X.

“Anëtarësimi ynë nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm”, shtoi e para e shtetit të Kosovës.

Deri më tani, Kosova nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Këshillit Ministror të KiE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë, kryeministri Albin Kurti pati një darkë pune me bashkëdrejtuesit…