Osmani: “Defender Europe ’23”, simbol për ta ruajtur paqen nga një botë që po sfidohet për çdo ditë

21 maj 2023 | 12:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur ushtrimin ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe ’23”, simbol për ta ruajtur paqen nga një botë që po sfidohet për çdo ditë, raporton Ekonomia Online.

Në ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit “Defender Europe ’23”, presidentja Vjosa Osmani, tha se së bashku do të jenë më të fortë nga “forcat që tentojnë të na ndajnë”.

“Ky ushtrim ndërkombëtar është një simbol për ta ruajtur paqen nga një botë që po sfidohet për çdo ditë. Së bashku ne jemi më të fortë nga forcat që tentojnë të na ndajnë. Objektivi i “Defender Europe ’23”, është që ta shpërfaqë artilerinë ushtarake më të madhe dhe së bashku mund ta bëjmë kontinetin më të sigurt”, tha Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Epoka e re" Futbollisti kosovar që jeton në Suedi Leart…