Osmani dhe Kurti vizitojnë kazermën “Adem Jashari”, shprehën krenarë me FSK-në

27 nëntor 2023 | 12:46

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë vizituar sot kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me rastin e Ditës së Forcës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para mediave ka thënë se sot është dita e FSK-së, dita e krenarisë.

“Është dita e FSK-së, është dita e krenarisë. Kujtojëm sakrificën e popullit, sakrificën e UÇK-së. Është derdhur shumë gjak për me arritë në këtë ditë.”, tha presidentja.

Ajo tha se ndjehet shumë e lumtur si komandate supreme e ushtrisë, me të arriturat e saj.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti uroi të gjithë ushtarët për ditën e FSK-së.

“Urime të gjithë ushtarëve, oficerëve, komandantit të FSK-së. FSK e ka ditën, një ditë para 28 nëntorit. Urime të gjithë qytetarëve nga do që janë. Sot vizituam ekspozimin pajisjet dhe armatimin e FSK-së. Është ditë gëzimi, përkujtojmë ata që sakrifikuan, dhe me optimizëm ecim përpara kur e dimi sa të sigurt jemi më ta”, ka theksuar  Kurti.

Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, ka organizuar sot “Ditën e hapur”, e cila do të zgjatë nga ora 10:00 deri 13:00.

Qytetarë të shumtë janë duke vizituar kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku edhe po shohin nga afër pajisjet, armatimin dhe aktivitetet e FSK-së.

Numër i madh i qytetarëve janë parë edhe në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pritjet e gjata në radhë për të marrë shërbime specialistike…