Osmani dhe Meta marrin pjesë në shënimin e 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut

23 maj 2022 | 08:17

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot do të qëndrojë në Kosovë, ku së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Omsani, do të marrin pjesë në shënimin e 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut, i paraparë të mbahet prej orës 13:00.

Parapakisht, presidentja Osmani dhe presidenti Meta do të vendosin lule te busti i heroit Edmond Hoxha në Junik.

Kuvendi i Junikut u mbajt prej 21 deri më 25 maj 1912 në Junik me nismën e Hasan Prishtinës dhe në të morën pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhaku i Dibrës, i Shkodrës dhe i Elbasanit. Falë përpjekjeve të Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Isa Boletinit u paralizuan veprimet e elementëve turkomanë në radhët e lëvizjes.

Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit vendosën të vazhdohej kryengritja e armatosur, kësodore u lidh besa dhe u vendos të ndërmerrej një kryengritje e përgjithshme.

Kuvendi miratoi programin politik i cili përmbante kërkesa për autonominë e Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabet kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona kanë vdekur si pasojë e rënies në lumë…