Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

21 janar 2021 | 09:46

Në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit, Vjosa Osmani dhe lideri i LV-së, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i Rugovës.

“Sot rikujtojmë presidentin Rugova, njeriun i cili na mësoi se çfarë është liria, se si duhet kërkuar ajo e si duhet ngulur këmbë për të, deri në arritjen e plotë të saj. Ai na mësoi se synimet politike e shtetërore thjesht janë të mundura, nëse ekziston këmbëngulja për to.
Duke na mësuar se si ta duam lirinë, ai na e dha shembullin se si ta refuzojmë të keqen, ideologjinë, dhe ta krijojmë solidaritetin e papërsëritshëm ndërmjet nesh”.

“Me të ne u çliruam përfundimisht nga frika dhe u mbështetëm në besimin e përbashkët duke u bashkuar rreth kauzës së lirisë e pavarësisë. Ibrahim Rugova mbetet përjetësisht themeltari i shtetit të Kosovës, intelektuali i cili e humanizoi politikën dhe i hapi udhë vendit dhe gjithë rajonit që të shkëputej nga ideologjia komuniste e nga regjimi shtypës i Millosheviçit.
I përjetshëm kujtimi për të”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka shënuar golin i cili i ka dhënë…