Osmani: Ende s’kam diskutuar me LV-në për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti

14 shtator 2020 | 20:59

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani pas mbledhjes se Kryesisë, nder të tjera ka folur edhe për mocionin e mosbesimit të ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo ka thënë se ende nuk e ka parë tekstin porse sapo ta sheh do të ketë përgjigje konkrete.

“Sa i përket çështjes së mocionit, ne unë nuk e kam diskutuar këtë çështje me Vetëvendosjen dhe nuk e kam parë tekstin, sapo të ulem e shqyrtoj do të mund të kem një përgjigje me konkrete për ju”, tha Osmani.

Osmani ka thënë se pozita do të duhej të ulej me opozitën dhe të negocionte për të gjitha ligjet. Derisa ka mohuar se ka lobuar që të mos votohen ligjet apo dokumentet e sjella nga qeveria në Kuvend.

“Kjo është absurde dhe gënjeshtër, secili njeri që e ka përcjellje Kuvendin, e di që kam lobuar për shumë nga vendimet qe i ka sjell Qeveria, në veçanti për marrëveshjet ndërkombëtare, sikur unë mos ta bëja këtë përafrim ato nuk do të kalonin kurrë. Pra, ka ndodhur e kundërta, Qeveri ka lobuar kundër çdo iniciativë që unë kam sjellë në Kuvend. Ata e kanë vonuar e stërzgjatur ligjin për pandeminë”, ka thënë ajo.

Osmani tutje ka shtuar sesa i përket bashkëpunimit me partitë politike, partner të vetëm të koalicionit e shoh vetëm Vetëvendosjen.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet ditën e enjte. Në këtë seancë do të raportojë kryeministri Hoti, lidhur me marrëveshjen në Uashington. Osmani ka thënë se në këtë seancë do të jenë dy interpelanca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Gastronomëve i ka bërë sot thirrje institucioneve të…