Osmani falënderon Erdoganin për urimin në 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

19 shkurt 2021 | 11:42

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar homologun e saj turk, Rexhep Taip Erdogan, pas urimit të këtij të fundit për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Kosova ka mbushur 13 vjet shtet të mërkurën, ku ka marrë urime nga aleatët dhe shtetet tjera që njohin Kosovës mes tyre edhe nga Turqia.

“Faleminderit president Erdogan për urimet tuaja të përzemërta në këtë përvjetor të pavarësisë tonë. Republika jonë është falënderuese për përkrahjen nga Turqia. Populli i Kosovës është mirënjohës për marrëdhënien e veçantë me popullin turk”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24…