Osmani: Kemi të drejtë të ëndërrojmë ndaj Salzburgut

14 gusht 2018 | 12:08

Shkëndija do të luajë përballë Salzburgut ndeshjen e kthimit për raundin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve. Ata e kanë humbur ndeshjen e parë me rezultatin 3-0.

Trajneri Qatip Osmani dhe mbrojtësi Visar Musliu kanë folur për medie. “Edhe pse kemi pasur rezultat negativ në ndeshjen e parë, kemi të drejtë të ëndërrojmë. Do të përgatitemi të paraqitemi mirë, edhe pse diferencat janë të mëdha. Në futboll ka befasi, kështu që Shkëndija nesër do të jetë e mobilizuar maksimalisht. Mund të kemi ndryshime të vogla në formacion, por problemi i vetëm është lëndimi që pësoi Murati me Vardarin”, ka thënë trajneri Osmani.

Ndërsa mbrojtësi Musliu ishte më i qartë. “Në ndeshjen e parë na mungoi përvoja nga takime të nivelit evropian duke bërë gabime. Kemi analizuar mirë ndeshjen e parë dhe besoj se jemi të përgatitur maksimalisht. Do të tregojmë karakter dhe do të shohim cili do të jetë rezultati”, ka deklaruar mbrojtësi Musliu.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të…