Osmani kujton përvjetorin e vdekjes së heroit të kombit Gjergj Kastrioti

17 janar 2024 | 10:15

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e heroit të shqiptarëve, strategut luftarak e projektuesit të parë të shtetit europian të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti.

Përkujtimi i plotë:

Sot kujtojmë përvjetorin e vdekjes së heroit të shqiptarëve, strategut luftarak e projektuesit të parë të shtetit europian të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit, njeriut që orientimin perëndimor të shqiptarëve e kultivoi në vendosmërinë për ta ruajtur e mbrojtur atdheun e vet e për të krijuar aleanca të fuqishme me perëndimin. I përjetësuar në qindra vepra arti, ai e njohu për të gjallë madhështinë e të bëmave të veta, jehona e së cilave u rrit me kalimin e kohës, duke u shndërruar në busullë orientuese për ne.

Lavdi, Gjergj Kastrioti!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“ClickAttack” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me nr.…