Osmani: Luftimi i krimit dhe korrupsionit krijon institucione të besuara e kredibile

09 qershor 2020 | 15:17

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot një takim me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli si dhe udhëheqësen e UNDP-së, Maria Suokko.

Ky takim është realizuar me rastin e fillimit të angazhimit të punës së Agjencisë Kundër Korrupsion në hartimin e strategjisë kundër korrupsionit për periudhën 2021-2025.

Kryetarja Osmani ka falënderuar për rolin mbështetës që ka UNDP-ja në hartimin e strategjisë.

Ajo ka thënë se angazhimi në luftën kundër korrupsionit krijon mundësinë për institucione të besuara dhe kredibile.

Në këtë takim, gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin dhe bashkërendimin institucional deri në fazën finale të aprovimit të strategjisë nga Kuvendi i Kosovës.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë të martën se…