Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

16 prill 2024 | 13:25

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) ka sot në rend dite çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një postim në platformën X shkruan se sot anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kanë mundësi të dërgojnë një mesazh të fuqishëm se Evropa qëndron e fortë në përkushtimin e saj ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“Sot, anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u jepet mundësia të dërgojnë një mesazh të fuqishëm se Evropa qëndron e fortë në përkushtimin e saj ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut! Kushdo që beson vërtet në një të ardhme që mbështet këto vlera do të votojë në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, shkruan e para e shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit e ka përcaktuar datën, orën dhe…