Osmani: Bashkëpunimin me LV-në do ta konkretizojë më vonë

07 shtator 2020 | 15:34

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është ndarë përfundimisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ajo është shprehur se është shumë vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë më mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të parakohshme, duke e lanë të hapur mundësinë për bashkëpunim me kryetarin e Lëvizjen Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Natyrisht që po, përgjigja konkrete e saj është vendimi i tyre i 20 qershorit për të më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka”, ka thënë ajo.

Osmani pasi ka marrë pjesë në një aktivitet të hënën për ndihmën juridike falas para gazetarëve ka thënë se ky bashkëpunim do të konkretizohet më vonë.

“Ne jemi në kontakt dhe bisedojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do t’iu njoftojnë në momentin që do të konkretizohet”, ka është shprehur Osmani.

Ndryshe, disa muaj më parë Vjosa Osmani është shkarkuar nga detyra e saj si nënkryetare e LDK- së dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm, pasi siç u tha nga kryesia e partisë nuk kishin qëndrime të njëjta/Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke parë problemet e vazhdueshme të cilat po shkaktohen në…