Osmani në ‘Darkën e Lamës’: Mirënjohje të thellë për të moshuarit

27 tetor 22:24

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka qëndruar në “Shtëpinë e të moshuarve” në Prishtinë në organizimin e festës tradicionale “Darka e Lamës”.

Osmani me këtë rast shprehu mirënjohje të thellë për të moshuarit.

Ajo tha se duke e shtruar sofrën e bukës me ta tregojmë solidaritet me të gjitha brezat që mblodhën bereqetet e tokës.

E para e shtetit vizitën e realizoi së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Darkën e Lamës, festën tonë tradicionale, të cilën e organizojmë në përfundim të të korrave, sivjet e shtruam për më të dashurit tanë, të moshuarit, të cilët qëndrojnë në “Shtëpinë e të moshuarve” në Prishtinë, për t’ua shprehur mirënjohjen e respektin tonë të thellë për ta. Duke e shtruar sofrën e bukës me ta, ne treguam solidaritetin tonë për gjithë ata breza, të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke, duke e mbajtur gjallë jetën tonë të përbashkët. Ata meritojnë më shumë se çdonjëri që t’ua shprehim mirënjohjen tonë”, ka thënë Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 “Shkruaj,se kur ke talentin dhe s’e përdorë është krim”.   …