Osmani në Luksemburg: Jemi të përkushtuar për thellimin e raporteve

15 qershor 2023 | 17:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Luksemburg.

Osmani ka bërë me dije se është mirëpritur nga Duka i Madh i Luksemburgut, Henri.

“Si aleatë dhe miq demokratikë, ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për hapjen e kapitujve të bashkëpunimit mes vendeve tona. Së bashku, ne diskutuam gjithashtu për zhvillimet e vazhdueshme në rajonin tonë dhe Evropën”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës do të përballet nesër (e premte) me…