Osmani në Tiranë: Procesi i Berlinit, fuqi lëvizëse për rajonin

06 tetor 2023 | 14:44

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, të premten në Tiranë u është drejtuar ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, i cili paraqet nismën më të rëndësishme rajonale me ndikim të madh në perspektivën evropiane të të gjithë rajonit.

Ai ka thënë se Procesi i Berlinit është fuqi lëvizëse për rajonin.

“Procesi i Berlinit ka evoluar në një platformë udhëheqëse për bashkëpunim rajonal që ka peshë të madhe politike dhe ekonomike, si dhe shërben si fuqi lëvizëse për bashkëpunimin rajonal, por edhe ndihmon rajonin të arrijë qëllimin e tij strategjik –  integrimin e plotë në Bashkimin Evropian”,  ka thënë Osmani.

Duke iu referuar zgjerimit, Osmani, ka thënë se është inkurajuese që debati i brendshëm i BE-së për këtë çështje dhe mënyrat për ta lehtësuar atë po fiton ritëm dhe cilësi.

“Rajoni duhet t’i forcojë përpjekjet për zbatimin e reformave të brendshme, të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të forcojë më tej fqinjësinë e mirë. Tregu i Përbashkët Rajonal jo vetëm që mbetet i dashur për ne pasi u inaugurua gjatë Kryesimit tonë të përbashkët me Bullgarinë të Iniciativës në vitin 2020, por më e rëndësishmja, ne e shohim atë si element kryesor për rritjen ekonomike të rajonit dhe një hap më pranë tregut të vetëm”, ka thënë Osmani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjeku i Kombëtares së Polonisë, Jacek Jaroszewski ka folur për…