Lewandowski rrezikon të mos paraqitet në ‘El Clasico’

06 tetor 2023 | 14:42

Mjeku i Kombëtares së Polonisë, Jacek Jaroszewski ka folur për situatën e lendimit të Robert Lewandowskit. Në një intervistë për “TVP Sport”, ai ka alarmuar tifozët Blaugrana se mund të mos e shohin sulmuesin e tyre në fushë në “El Clasicon” kundër Real Madridit të planifikuar më 28 tetor.

“Unë fola me Robertin dhe pashë rezultatet e testeve të tij. Fatkeqësisht lëndimi doli të ishte aq i rëndë sa të mos jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës ndaj Ishujve Faroe dhe Moldavisë. Ai ka datimi në nyejt e ligamentit gjatë një kërcimi dhe besoj se klubi i Barcelonës ka vendosur një plan për rikuperimin e tij”, ka thënë mjeku i Polonisë. Në këtë mënyrë skuadra polake humbet një element kyç në dy ndeshjet e radhës ku luhen shpresat e fundit për kualifikimin në “Euro 2024”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varhelyi, ka…