Osmani nga Spanja ka një porosi për Beogradin: Kosova është shtet i pavarur

22 gusht 2023 | 16:36

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Spanja ka dërguar një porosi Beogradin.

Ai në akademinë verore të organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

“Më pyetën për Kosovën. Kosova është një vend i pavarur, një demokraci e gjallë që në 15 vjet të ekzistencës së saj e ka kaluar testin e demokracisë dhe e ka dëshmuar veten si një partner kredibil i bashkësisë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut e ka njohur Kosovën dhe ka zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale me të”, i është përgjigjur Osmani pyetjes së publikut në Santander.

Osmani edhe një herë u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për arritjen e  marrëveshje bazuar në njohje reciproke.

“Jemi kaq krenarë që përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell vendosi që bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës të zhvillohen në Maqedoninë e Veriut, në Ohër, gjë që mendoj se ishte një aktivitet i suksesshëm për të dyja. Dhe, ne thjesht i bëjmë apel Serbisë dhe Kosovës që të vazhdojnë me zbatimin e dispozitave të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila në thelb e ka njohjen reciproke. Mendojmë se kjo është e vetmja rrugë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për ta vazhduar udhëtimin e tyre drejt integrimit në BE”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme…