Osmani: Nuk e urrej Serbinë, por ata flenë mbi varrezat masive të shqiptarëve

05 korrik 2022 | 11:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Slloveni.

Osmani gjatë një diskutimi në Forumin e Organizuar nga “Qendra për Perspektivë Evropiane”, në Slloveni se “Serbia ende flenë mbi varrezat masive të shqiptarëve”.

Gjatë këtij forumi, Osmani ka deklaruar se “nuk e urren Serbinë e as serbët”.

“Por s’mund ta pranojë mocionin e barazisë mes agresionit dhe viktimës”, ka thënë Osmani.

Ajo e ka përshkruar historinë e saj, ku është dashur të largohet nga shtëpia për shkak të luftës si refugjate.

“Kështu si unë edhe shumë qytetarë tjerë të Kosovës janë larguar nga shtëpitë e tyre”, ka thënë ajo.

Osmani ka folur për interesimin e Kosovës për marrëveshje me Serbinë.

“Por ata nuk duan përkundër se kanë kryer gjenocid në Kosovë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se edhe tash Serbia është pozicionuar kah presidenti rus Vladimir Putin.

“Prej Serbisë mund të ketë destabilizim të Ballkanit”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do të kursejnë të paktën 15 milionë euro në…