Osmani përkujton profesor Çaushin: Nuk mund të falen krimet

10 maj 2020 | 12:17

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar prof. dr. Bardhyl Çaushin, i cili ishte kidnapuar nga forcat serbe në vitin 1999 dhe eshtrat e tij ishin gjetur gjashtë vjet më vonë.

Osmani ka thënë se Çaushi, pjesën dërmuese të jetës së tij ia ka kujtuar drejtësisë.

“21 vjet më parë, intelektuali e bashkëpunëtori i Presidentit Rugova, profesor Bardhyl Çaushi ishte kidnapuar nga forcat serbe për t’iu gjetur eshtrat në shtator të vitit 2005. Për njeriun, i cili pjesën dërmuese të jetës së tij ia kushtoi drejtësisë, sot ende nuk ka drejtësi. Ndaj duhet të bëjmë çdo gjë që përgjegjësia për kidnapimin dhe vrasjen e tij t’i nënshtrohet drejtësisë”.

“Nuk mund të falen krimet, në mënyrë që të mos përsëriten ato! profesor Bardhyli e kishte trajtuar besën në aspektin studimor, e cila sipas tij mbështetej në vetë domethënien e fjalës së dhënë për diçka të rëndësishme. 21 vjet pasi që u ndërpre ky uragan intelektual, duhet ta përmbushim besën në mënyrë që vrasësit e tij të sillen para drejtësisë! I përjetshëm kujtimi për profesorin e së drejtës e atdhetarin Bardhyl Çaushi!​”, ka thënë Osmani. (L.G / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person vdiq si pasojë e zjarrit që ra në…