Osmani pezullon të gjitha konkurset dhe ndalon shpalljen e të rejave në Presidencë (Dokument)

26 nëntor 2020 | 15:21

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendimin e radhës.

Ajo këtë të enjte ka vendosur që të pezullohen të gjitha konkurset aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit dhe po ashtu që të ndalohet shpallja e konkurseve të reja në kuadër të këtij institucioni.

Një ditë më parë ajo ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka bërë thirrje që të…