Osmani reagon pas kritikave se nuk e përmendi UÇK-në, thotë se po bëhet ‘luftë speciale’ ndaj saj

10 prill 2021 | 21:11

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi dje u kritikua se nuk përmendi askund UÇK-në kur foli për betejën e Koshares.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka theksuar se kundërshton atë që ajo e quan ‘luftë speciale e ndërtuar mbi të pavërteta” kundër saj.

“Kosovës që humbëm në luftën për liri. Por, nuk është hera e parë që bëhet një luftë speciale e ndërtuar mbi të pavërteta, sikur kjo e ditës së djeshme. Si çdoherë, po e përsëris, lufta e drejtë e UÇK-së, të gjithë dëshmorët e martirët, më së shumti nderohen kur ne punojmë mirë e drejtë për të gjallët dhe e ndërtojmë shtetin tonë mbi idealet që i kishin luftëtarët e lirisë dhe të gjithë ata që dhanë jetën për shtetin që e gëzojmë”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë i saj:

Të dashur qytetarë,

Prekazi, Likoshani, Qirezi, Gllogjani, Loxha, Llapushniku, Vërrini, Tabet e Llapashticës, Shala e Bajgorës, Kosharja e Pashtriku, si dhe gjithandej në Kosovë ku Ushtria jonë Çlirimtare luftoi, janë frymëzimi ynë, burim i krenarisë dhe dhimbjes për të gjithë djemtë dhe vajzat e Kosovës që humbëm në luftën për liri. Por, nuk është hera e parë që bëhet një luftë speciale e ndërtuar mbi të pavërteta, sikur kjo e ditës së djeshme. Si çdoherë, po e përsëris, lufta e drejtë e UÇK-së, të gjithë dëshmorët e martirët, më së shumti nderohen kur ne punojmë mirë e drejtë për të gjallët dhe e ndërtojmë shtetin tonë mbi idealet që i kishin luftëtarët e lirisë dhe të gjithë ata që dhanë jetën për shtetin që e gëzojmë. Përtej propagandës së orkestruar, dëshmitë flasin ndryshe. ??

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Të kërkosh anekënd botës Gjithkund kurbeteve të robtohesh Në…