Osmani shfaqet me uniformë ushtarake, kërkon gatishmëri nga FSK-ja

28 dhjetor 2022 | 11:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, ku para oficerëve të FSK-së, ka mbajtur edhe një fjalim.

Ajo është shfaqur para tyre për herë të parë me uniformë ushtarake.

Me këtë rast, Osmani ka kërkuar nga ushtarakët gatishmëri dhe përgatitje për t’i dal zot atdheut.

“Qëndroni të gatshëm dhe në përgatitje për t’i dalë zot atdheut. Dhe për të gjithë ata që synojnë ta sfidojnë paqen e sigurinë tonë, tua përkujtojë që nuk ka asgjë që arrin ta mund vullnetin e një populli të jetojë në liri dhe i pavarur. E kemi dëshmuar në vitet ’90-ta që Ushtria Çlirimtare edhe pse në numër të vogël me ushtrinë gjenocidiale serbomadhe e tregoi vullnetin luftarak për çlirimin atdheut. Dhe ky shpirt rezultoi me lirinë që e gëzojmë sot dhe të cilën do ta mbrojmë me çdo kusht. Çdo ditë kur ta vishni këtë uniformë, mos ta harroni për gjakun që është derdhur për liri”, ka thënë Osmani.

Në fund, presidentja ka ndarë edhe medaljet presidenciale për arritje ushtarake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria dhe Kina kanë vendosur për heqjen reciproke të vizave…