Osmani shpreh ngushëllime për humbjen e jetës së tre anëtarëve të familjeve Pacolli e Visoka

18 qershor 2023 | 22:05

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas nxjerrjes nga lumi Lepenc të tre trupave të pajetë, ka ngushëlluar familjet Pacolli e Visoka, të cilat pësuan nga aksidenti tragjik.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të tre anëtarëve të familjeve tuaja. Në këto çaste të rënda për familjet tuaja, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë për përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për ta!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të presidentes Osmani.

Osmani gjithashtu i ka uruar shërim të shpejtë, Shkëlqimit, të vetmit të mbijetuar nga ky aksident dhe ka falënderuar ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, si dhe ekipin e kërkim-shpëtimit nga Maqedonia e Veriut për angazhimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për lajmin…