Osmani takohet me kryediplomatin italian, bisedojnë për perspektivën evropiane të Kosovës

14 prill 2023 | 16:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar të premten një takim në Itali me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Antonio Tajani, për të diskutuar fushat kryesore të bashkëpunimit dypalësh dhe perspektivat evropiane të Kosovës, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë.

Sipas këtij njoftimi është bërë me dije se takimi është pjesë e strategjisë së re, më të strukturuar dhe afatgjate të politikës së jashtme italiane që qeveria e tyre po zbaton në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me angazhimin afatgjatë të Italisë për arritjen e stabilitetit, sigurisë dhe integrimit të të gjashtë vendeve të rajon brenda Bashkimit Evropian.

Rreth takimit me Osmanin, Tajani e ka bërë edhe një postim në llogarinë e tij në “Twitter”.

“I konfirmova presidentes Vjosa Osmani angazhimin e qeverisë sonë për Ballkanin. Ne jemi gjithashtu në vijën e frontit në Kosovë për siguri dhe stabilitet me misionin NATO-KFOR. Duam të forcojmë praninë tonë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është BE”, ka shkruar Tajani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian në Kosovë e ka publikuar listën e të…