Osmani takohet në Berlin me emisarin e Trumpit për dialogun

10 dhjetor 2019 | 17:02

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, është takuar të martën në Gjermani me Richard Grenellin, ambasador i ShBA-së në Berlin dhe përfaqësues special për dialogun Kosovë-Serbi i presidentit amerikan, Donald Trump.

Osmani ka thënë se ky takim ka të bëjë me fuqizimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm të Kosovës me ShBA-në.

“Faleminderit shumë ambasador Richard Grenell për një takim shumë të mirë në Ambasadën e SHBA-së në Berlin sot. Duke shikuar përpara drejt fuqizimit të bashkëpunimit tonë të mëtejshëm”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Twitter”.

Përveç Grenellit, Osmani përgjatë qëndrimit në Berlin pritet të takojë edhe shumë zyrtar të lartë të qeverisë gjermane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë, me…