Osmani takon Erdoganin, e falënderon për mbështetjen e fuqishme për Kosovën

08 dhjetor 2023 | 15:09

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar të premten në Stamboll presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ajo ka shkruar në “Facebook” për këtë takim, duke theksuar se Erdoganin e ka falënderuar për mbështetjen e fuqishme që po jep për Kosovën, përfshirë në periudha të rënda e sfiduese për ne, si dhe e ka informuar për zhvillimet e fundit në vendit tonë.

“Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…