Osmani thotë se Kuvendi i Kaçanikut artikulojë vullnetin për liri

07 shtator 2020 | 14:06

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen e seancës solemne për nderë të 30-vjetorit të Kuvendit të Kosovës në Kaçanik, ka thënë se pjesëmarrësit e këtij kuvendi kanë shkruar faqen të ndritur në vend.

“Kujtojmë ata që nuk janë në mesin tonë. Ju keni shkruar faqen më të ndritshme të këtij Kuvendi. Ju artikuluat qartë vullnetin për liri, udhërrëfyes të gjeneratave”, ka thënë Osmani.

Ndërsa Ilaz Ramajli, ish-kryetar i Kuvendit në vitin 1990, ka falënderuar qytetarët e Kaçanikut që i kishin marrë në shtëpitë e tyre pjesëmarrësit e këtij kuvendi.

“Serbia orientoi gjithë aparatin e Policisë së tyre në Kosovë, 30 vite më herët ata hynë në ‘TV Prishtina’, duke i larguar nga puna. U ndal botimi i Rilindjes, u largua nga puna mijëra shqiptarë”

“Tekstin e Kushtetues e përgatitën Ejup Statovci, Ismet e Kurtesh Salihu, Fatmir Femihu e Riza Smaka”, ka thënë Ramajli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) ka bërë publike sot rezultatet…